Egzon Bejtullai i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Vardarit

Vardari dhe Shkëndija do të vihen përballë njëra tjetrës vetëm një javë pas barazimit 1:1 në Tetovë në kuadër të xhiros së 19-të në LPFM, mirëpo kësaj here duke u përballur në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.

Pas fitores 0:3 ndaj Shkupit të dielën në kampionat, skuadra ka punuar shumë për përballjen e nesërme ndaj Vardarit në Shkup.

Stafi teknik me në krye Qatip Osmanin, në maksimum është munduar të regjenerojë ekipin nga lodhja pas dy ndeshjeve të kaluara, ndërsa lajm i mirë është se ai këtë ndeshje e pret me formacion të kompletuar, pasi skuadrës i bashkohet edhe Egzon Bejtullai, i cili mungoi në ndeshjen e së dielës ndaj FC Shkupit në Mmaxhari për shkak pesë kartonëve të verdhë.

Përballja Vardari-Shkëndija luhet të mërkurën në arenën “Filipi Dytë” në Shkup me fillim në orën 14:00, ndërsa ndeshja e kthimit në Tetovë është programuar për datën 7 mars.

Leave a Reply