Valdet Bajrami, tani po tregon profesionalizmin e tij edhe për evenimente të mëdha

Të shtunën në Bazel do të zhvillohet një spektakël i madh i sporteve luftarake “Fight Night in der Crosshalle“ ku organizator kësaj radhe është Federata “New Generation Team“, ku përbëhet prej katër personave me ndikim të madh në sportin zviceran, ku njëri prej tyre është edhe shqiptari me prejardhje nga Kërçova por që punon dhe vepron në këtë vend, Valdet Bajrami e që dikur ishte një boksier mjaft i suksesshëm dhe kualitativ, kurse sot punon profesionalisht me një shkollë, apo institucion sportivo shëndetësor që merret me fitness e deri tek trajnimet me sportet luftarake.

Me këtë rast, Agjencia për sporte luftarake „ArenaRing“ ka zhvilluar edhe një intervistë ekskluzive me këtë punëtor të madh sportiv i cili gjithë jetën ia dha proceseve zhvillimore të personave që dëshirojnë të bëjnë emër në sportet përkatëse.

Çka mund të na thoni për evenimentin e parë dhe kush është themelues?

Bajrami:Fight Night in der Crosshall” është eventi i parë nga pesë të parapara në vit që e organizojmë nga Federata  jonë New Generation Fightspromotion në Arlesheim të Zvicrës dhe për të njëjtën kemi punuar gati 1 vit.  Pra katër turne do jenë kualifikuese dhe të gjithë do luftojnë për të arritur deri tek ajo finale që do zhvillohet në Bazel më 27.10.2018 ku edhe do kemi ndeshje për titull. Kështu vendi i parë do fitojë deri më 10.000 franga, i dyti 5000 kurse i treti 2000 franga”.

Si do jetë programi i evenimentit në Bazel, a mund të na zbuloni disa detale?

Bajrami: “Të them drejtën presim një spektakël të madh ku do ketë përballje interesante në disa kategori sporte, si Karate Shoë që do paraqiten disa fëmijë shumë të talentuar, pastaj do kemi paraqitjen në ring të kikboksit e boksit. Kjo e fundit do jetë në bashkëpunim me Federatën e boksit të Zvicrës. Mandej në K1 do të marr pjesë edhe Urim Sahiti dhe Mersim Zeqiri dhe si përfundim dy meçet e fundit do të jenë kualifikues për luftat finale që zhvillohen në muajin Tetor. Cekim se përballjet kualifikuese nuk i dinë kundërshtarët sepse do të zgjidhet po atë mbrëmje në short. Ndryshe, publik presim shumë dhe shpresojmë që boksierët do të mbështeten shumë edhe nga spektatorët”.

Cili është emri më i madh që do paraqitet në evenimentin e parë ?

Bajrami: “Emri më i madh do jetë Francisko Matos i cili do ndeshet në boks kundër Janos Lakatos. Ai në rangun e botës është i 14-ti dhe ka mbi 114 lufta në K-1 dhe është lufta e tij e par ne atë mbrëmje si Profiboxer, pastaj kemi luftëra  për kualifikime ku do ndeshen katër më të mirët ne kategorinë deri 75 kg, e ata janë: Reda Al Mazhor, Antonio Jeremy, Massa Risti dhe Tamas Horevath”.

Momentalisht do ndeshen dy shqiptar në këtë event, a mendoni në spektaklet tjera të futni më shumë garues shqiptar?

Bajrami: “Po në mbrëmjet tjera që na presim kemi menduar që të fusim më shumë luftëtar shqiptar, sidomos ata që kanë disiplinë dhe që duan me të vërtetë të arrijnë diçka pasi në si Federatë gjithmonë kemi një dert ë hapur për secilin”.

A mendoni në të ardhmen evente të tilla të organizoni edhe në Maqedoni, Kosove e Shqipëri?

Bajrami:Po në programin tonë qëndron ligji se mund të organizojmë evente tjera edhe jashtë Zvicrës, andaj shumë shpejt pritet ndonjë organizim edhe në vendet e Ballkanit, natyrisht gjithmonë në bashkëpunim me federatat e atij vendi”.

Qyteti i Bazelit njihet si vend i sporteve luftarake, a mendoni se të shtunën do mbushet palestra?

Bajrami: “Po në Bazel kemi shumë adhurues të sportit luftarak, dhe kemi shumë sportist shqiptar qe merren me ketë sport. Një nder ta është edhe Burim Aliu i cili do të ndeshet për titullin e botës ne Kercove. Do kemi 21 lufta, 8 në Boks dhe tjerat Ne K-1 dhe Kickbox”.

Qëllimi kryesor i eventit ?

Bajrami:Qëllimi kryesor është mbështetja e brezave te rij, kualifikimet për ne turneun final dhe prezantimi jonë si Federatë e sporteve luftarake”.(arenaring.com)

Leave a Reply