Mbyllet pa gola pjesa e parë midis Vardarit dhe Shkëndijës (VIDEO)

Është mbyllur me rezultatin e fillimit pjesa e parë e takimit të parë çerekfinal midis Vardarit dhe Shkëndijës, që në këto momente po zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje të euilibruar, Shkëndija rastin e saj e kërkonte kryesisht përmes ndërprerjeve dhe goditjeve nga distanca përmes dyshes Hasani – Ibraimi, teksa në anën tjetër mbrojtja e Shkëndijës ishte në nivel të detyrës, duke ndalur tentativat e futbollistëve vendas, që gjithashtu në disa raste rrezikuan portierin Zahov me goditje nga distanca.

Kësisoj skuadrat pritet që të shpërthejnë gjatë pjesës së dytë, në të kundërtën edhe në  ndeshjen e kthimit në Tetovë me 7 mars  gjithçka do të niste nga fillimi.

Leave a Reply