Braziliani Zhunior i Pobedës pritet të debutojë ndaj FC Shkupit

Skuadra e Pobedës së Prilepit ka qenë një ndër skuadrat më aktive në merkaton e janarit. Drejtuesit e rinj të kësaj skuadre angazhuan plotë 11-të futbollistë të rinj, në mesin e të cilëve edhe brazilianin, Lukas Silva Santos Zhunior.

Ishte ky një ndër futbollistët e fundit të angazhuar nga ana e drejtuesve të Pobedës, ashtu që i nevojiteshe më shumë kohë për tu adaptuar në mjedisin e ri. Trajneri Bubanja tashmë beson se Zhunior është gati për të debutuar, edhe atë që në ndeshjen e së dielës kundër FC Shkupit.

Ndeshja midis Pobedës dhe Shkupit do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Tumbe Kafe” me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply