Pollozhani: I gatshëm të luajë ku të ketë nevojë skuadra

Më i miri i takimit Teuta-Flamurtari u shpall qendërmbrojtësi Artim Pollozhani, çka tregon se Teuta e ka kërkuar me ngulm fitoren. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia është një mesfushor, por që Duro po e përdor në qendër të mbrojtjes dhe Pollozhani po e shpërblen besimin.

“Ishte një sfidë shumë e vështirë dhe kërkuam fitoren, por në fund jemi të kënaqur që dolëm me një pikë, duke parë se si rrodhën ngjarjet. Unë jam një mesfushor, por mund të luaj mjaft mirë edhe në mbrojtje. E kam bërë këtë edhe vitin e kaluar te Shkëndija, për gati një sezon, ndaj nuk përbën problem për mua. Jam gati të luaj ku të ketë nevojë skuadra dhe trajneri”, u shpreh Pollozhani.

Teuta-Flamurtari u mbyll me barazim pa gola.

Leave a Reply