Riktheht BBC (VIDEO)

Pas kritikave të shumta në adresë të treshes së “mbretërve”, Benzema, Bejll dhe Cristiano, ndryshe e njohur si BBC, kjo e fundit ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në ndeshjen e javës së 25-të kundër Alavesit, duke e mundur me rezultatin 4:0, njofton “infOSport.mk”. Dy gola në këtë ndeshje realizoi Kristiano Ronaldo, teksa nga një gol realizuan edhe Karim Benzema dhe Garet Bejll. Ky i fundit shkaktoi edhe penaltinë e minutave të fundit, nga e cila i saktë doli të jetë Benzema, i cili përveç këtij goli dhe edhe dy asiste.

Me këtë fitore Reali i Madridit arrinë në kuotën e 51 pikëve, duke u renditur në pozitën e tretë me 51 pikë, ndërsa vlen të theksohet se ishte fitorja e 5-të me rradhës, përfshirë këtu edhe fitoren ndaj PSZH-së në Ligën e Kampionëve Europian.

 

Leave a Reply