Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore, Norvegjia e para me 39 medalje!

Është mbyllur edicioni i 23-të i Lojërave Olimpike Dimërore që u zhvilluan në Pjong Çang të Koresë së Jugut. Në një ceremoni madhështore në stadiumin Olimpik, me ovacione dhe pamje artistike në prezencën e presidentit të Koresë së Jugut dhe atij të Komitetit Olimpik Botëror iu dhanë fund garave që u zhvilluan për 17 ditë të plota, të cilat sollën shumë surpriza e gara interesante.

Norvegjia përfundoi në krye të këtij edicioni të Lojërave Olimpike, duke grumbulluar plotë 39 medalje, që la pas vetes Gjermaninë me 31 medalje, ndërsa Kanda mbetet e treta me 29 medalje. Top 5-shja në Pjong Çang 2018 kompletohet me SHBA-të dhe Holandën me 23 respektivisht 20 medalje të tubuara.

Leave a Reply