Tragjedia, boksieri fiton meçin, jep intervistë në TV dhe më pas ndërron jetë në spital (VIDEO)

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në boksin britanik. Boksieri Scott Ëestgarth pasi kishte fituar meçin me pikë ndaj Dec Spelman në “Doncaster Dome”, të shtunën në mbrëmje, fillimisht kishte dhënë një intervistë për TV-në që transmetonte meçin, që më pas me urgjencë të shtrihej në spital, aty ku orët e para të mëngjesit të së dielës kishte ndërruar jetë.

Ai edhe gjatë intervistës ndjenjte dhimbje, që më pas të shembet në skenë. Pas marrjes së trajtimit nga mjekët e skuadrës së tij, ai u dërgua në spitalin e Hallamshire, mirëpo edhe përkundër tentativave të mjekëve për të shpëtuar atë, një gjë të tillë nuk arritën, me çrast mëngjesin e së dielës Bordi Britanik i Boksit të Kontrollit (BBBoC), konfirmoi vdekjen e tij.

Ky lajm kishte tronditur të gjithë në “Doncaster Dome”, përfshirë këtu edhe organizatorët si dhe boksierët e tjerë që prisnin të ngjiteshin në ring, me ç’rast gjithçka ishte pezulluar më pas.

Leave a Reply