Toti thotë se Interi do ta fitojë derbin e Milanos!

Nga Montekarlo, ku ishte i pranishëm për çmimet sportive “Laureus Sport Aëard”, Totti ka folur mbi periudhën jo të mirë që po kalon Roma e tij, e jo vetëm, duke bërë edhe një deklaratë të bujshme në lidhje me derbin e fundjavës, mes Milanit dhe Interit.

“Roma, Lacio dhe Interi janë skuadrat që do të luajnë deri në fund në këtë duel. Do të jetë një konkurrencë treshe deri në fund, ndaj shpresojmë që të mos bëjmë më hapa fals”.

Por një rrezik për të treja këto skuadra duket se përbën Milani, që është afruar ndjeshëm pas 10 rezultateve pozitive të kohëve të fundit. Totti, gjithsesi nuk beson shumë. “Ndoshta edhe mund të futet në Champions, por nëse ke 3 skuadra përpara është shumë e vështirë që të trija të bëjnë hapa fals. Ndaj besoj se do të jetë e vështirë për ta. Derbi i Milanos në fundjavë? Shpresoj që të fitojë Interi, sepse është më i fortë krahasuar me Milanin”, thotë Totti, duke shkaktuar habi.

Ai shquhet si futbollisti që ka shënuar golat e tij më të bukur ndaj zikaltërve, thuajse në çdo takim të luajtur në “San Siro” e jo vetëm, por këtë herë duket se nga halli bën tifo për Interin.

Leave a Reply