Çelzi prezanton portierin spanjoll, Kepa

Portieri spanjoll, Kepa Arizabalaga sezonin e ri futbollistik do të mbrojë portën e skuadrës së Çelzit nga Premierliga angleze. Kepa me skuadrën nga “Stemford Brixh” ka nënshkruar kontratë 7-vjeçare, ndërsa shuma që do të paguajnë drejtuesit e skuadrës angleze kap shifrën e 80 milion eurove.

23-vjeçari ka një eksperiencë mjaft të bukur në La Liga me ekipin e Atletik Bilbaos, ndërsa gjithashtu ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Spanjës në Botërorin e fundit në Rusi.

“Është nder për mua që do të jem pjesë e një klubi si Çelzi. Do të jetë një sfidë për mua që të mbroj në “Stemford Brixh” dhe shpresoj se do ta arsyetojë besimin e dhënë. Tifozët në Angli janë të mësuar të shohin portier fantastik, ndërsa edhe unë do të bëjë çmos që të jem në nivelin e duhur. Vetë titujt flasin për madhësinë që ka ky klub, e di që vi në një klub me traditë të madhe dhe me ambicie të mëdha” – tha Kepa.

Ky i fundit te Çelzi zëvendëson belgun Tibo Kurtua, i cili u transferua te Reali i Madridit.

Leave a Reply