IFAB vendos: VAR-i prezent edhe në ndeshjet e Botërorit “Rusi 2018”

Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, konfirmoi se muajin e ardhshëm do të vendoset përfundimisht për përdorimin e sistemit VAR në Kupën e Botës, “Rusi 2018”.

Kjo teknologji është eksperimentuar në rreth 1000 ndeshje në vende të ndryshme, duke shkaktuar polemika dhe diskutime të shumta.

“Më 3 mars do të vendoset nëse VAR do të jetë pjesë e rregullave për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve të ndeshjeve”, – tha kreu i FIFA-s.

Numri një i qeverisë së futbollit botëror është pro përdorimit të teknologjisë për rastet më të diskutueshme që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes.

“Në 2018-ën nuk mund të lejojmë që të gjithë tifozët para televizorit dhe nëpërmjet celularëve të tyre ta kuptojnë nëse arbitri ka gabuar ose jo, ndërsa vetë ai që jep drejtësi në fushë të mos ta shohë”, – theksoi Infantino, i cili shtoi gjithashtu se përsa u përket organizimit dhe përgatitjeve, “Rusi 2018” do të jetë Botërori më i mirë në histori.

Leave a Reply