Bardhi dhe Sadiku bëhen me trajner të ri

Enis Bardhi dhe Armando Sadiku te Levante tashmë do të udhëhiqen nga trajneri i ri, Pako Lopez. Drejtuesit e skuadrës nga Valencia gjatë ditës së djeshme shkarkuan trajnerin Munjiz, ndërsa nuk u desh të kalojë shumë kohë dhe ata tashmë gjetën pasuesin e tij, i cili së fundmi drejtonte ekipin e Levante B.

Për Pako Lopez kjo do të jetë hera e parë që do të drejtojë një skuadër nga elita e futbollit spanjoll, duke pasur parasysh se përveç ekipit B të Levantes, ai kishte udhëhequr edhe Vijarealin C dhe Valencian B.

“Kemi shumë punë për të bërë, por si fillim duhet të ndryshojmë anën psikologjike të futbollistëve. Ajo është shumë e rëndësishme në këtë moment. Nëse arrij të rikthej besimin dhe frymën në skuadër, besoj se gjithçka do të jetë më e lehtë. Jam shumë i lumtur për këtë emërim, pasi di që Levante ka tifozë që e duan shumë ekipin e tyre dhe shpresoj të mos i zhgënjej. Objektivat? Nuk dua të flas për objektiva që tani, pasi dihet që qëllimi i ekipit është të qëndrojë në elitën e futbollit spanjoll. Duhet të arrijmë rezultate, sepse në këtë mënyrë do të arrijmë të bëjmë mirë me ekipin,”- ishin fjalët e para të trjanerit spanjoll në krye të Levantes.

Nën drejtimin e Munjiz, Levante për 15 ndeshje me rradhë nuk dinte për fitore, duke rrezikuar seriozisht rënien nga La Liga. Aktualisht pas 27 xhirove të kaluara Levante me 21 pikë mban pozitën e 17-të, ndërsa besojmë se me trajnerin e ri në krye Enis  Bardhi dhe Armando Sadiku do të marrin më shumë hapësira dhe se në fund do i’a arrijnë qëllimit që të sigurojnë mbijetesën në elutën e futbollit vendor.

Leave a Reply