Tikveshi sërish ndalet, Bregallnica shpallet kampione vjeshtore me stil

Bregallnica e ka mbyllur me 7 pikë epërsi stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Lindje ndaj ndjekësit më të afërt Tikveshit, që edhe në javën e fundit të pjesës së parë të kampionatit bëri një hap fals, duke barazuar pa gola në transfertën ndaj Pobedës në Prilep, njofton “infOSport.mk”.

Këtë barazim të skuadrës nga Kavadari, Bregallnica e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, duke mundur 3:1 në Vinicën skuadrën e Slloga Vinica. Martin Stojanov paralajmëroi fitoren e skuadrës së Marjan Sekullovskit, ndërsa të njëjtën e vulosi Anes Osmanoski me dy gola të tjerë të shënuar, nga një në secilën pjesë.

Me po të njëjtin rezultat (3:1), Sasa mundi Kozhuvin, edhe pse këta të fundit avansuan të parët në ndeshjen e zhvilluar në Kamenicë.

Një fitore komode realizoi Kit Go e Alpaj Jusuf, i cili edhe pse nuk u regjistrua në listën e golashënuesve bëri edhe një tjetër ndeshje të madhe, duke bërë organizimin e lojës nga Pehçeva, që pjesën e parë të sezonit 2020/2021 e mbylli në pozitën e katërt me 22 pikë.

Ndërkohë fitoren më të thellë në ndeshjet e sotme në Konferencën e Lindjes, e realizoi Osogova, që si mysafir me rezultatin 7:1 mundi Rosomanin. Në listën e golashënuesve te skuadra nga Koçani u regjistrua edhe futbollisti shqiptarë, Jahi Bushi, derisa ish futbollisti i Renovës, Stojançe Velinov, realizoi dy gola. Dy gola të therë realizoi edhe Nedanoski, ndërsa nga një gol tjetër realizuan edhe Paunov dhe Dalçeski.

LDFMV – Lindje, Java 16

Slloga V. 1:3 Bregallnica
Kit Go 5:1 Plaçkovica
Rosoman 1:7 Osogovo
Pobeda 0:0 Tikveshi
Sasa 3:1 Kozhuvi

Leave a Reply