Gostivari e mbyll me fitore stinorin vjeshtor, bashkë me Veleshtën në pranverë do sfidojnë Skopjen

Gostivari e ka mbyllur me fitore minimale 1:0 stinorin vjeshtor në Ligën e Dytë – Perëndim, duke shpresuar në këtë mënyrë se në stinorin pranveror do të bëjnë më të mirën dhe se do të sulmojnë pozitën e parë, të cilën me 7 pikë dallim e mban Skopje, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Lupço Markovskit në transfertën në Strugë barazoi pa gola ndaj Veleshtës, skuadër kjo që e mbylli në pozitën e dytë me pikë të njëjta sikurse edhe Gostivari. Kështu që të dyja këto skuadra shqiptare do të bëjnë çmos që në fund të realizojnë ëndërrën, për të garuar në Ligën e Parë.

Korabi në terren vendas pësoi një disfatë të papritur 2:3 përballë Dritës së Bogovinës, ndërkohë në ndeshjen e fundit në Ohër, Ohrid Lihnidos falë “dopietës” së Sherif Rexhepit mundi Kadinon me rezultatin 2:1.

Java e 16-të në Ligën e Dytë – Perëndim mbyllet të dielën me ndeshjen Labunishta – Vardar Forina.

LDFMV – Perëndim, Java 16

Veleshta 0:0 Skopje
Gostivari 1:0 Vëllazërimi
Korabi 2:3 Drita
Ohrid L. 2:1 Kadino
Labunishta 13.12. Vardar F.

Leave a Reply