Berisha del fitues përballë Zukës 

Java e 23-të në Superligën shqiptare ka vënë përballë dy ish futbollistët e FC Shkupit, Sedat Berishën dhe Fisnik Zukën, njofton “infOSport.mk”.

Ishte Berisha ai i cili në fund iu gëzua fitores me Vllazninë e tij, edhe atë me rezutatin bindës 3:0 përballë Flamurtarit të Zukës, i cili luajti për gjatë 90-të minutave, njëjtë sikurse edhe Artim Pollozhani, teksa Berisha ishte një komandant i vërtetë në mbrojtjen e skuadrës shkodrane, që pas një kohe të gjatë arrinë të fitojë me një rezultat bindës.

Vucaj shënoi golin e parë për Vllazninë pas 13 minutave lojë, teksa Xhevahir Sukaj në minutën e 37-të dyfishoi rezultatin në 2:0. I njëjti futbollistë vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë personal, që në fund u tregua edhe si përfundimtarë në fitoren 3:0 të Vllaznisë, që tashmë me 28 pikë renditet në pozitën e 8-të.

Në anën tjetër Flamurtari i Zukës, Pollozhanit dhe Useinit, i cili sot nuk luajti për shkak përmbushjes së numrit të kartonëve, mbetet në kuotën e 36 pikëve, duke u pozicionuar vetëm në vendin e tretë.

Leave a Reply