Penaltitë po tregohen të kobshme për FC Shkupin (VIDEO)

FC Shkupi gjatë stinorit pranveror ka zhvilluar 4 ndeshje, ndërsa në tre prej tyre janë akorduar penalti në favor të skuadrës nga Çairi, njofton “infOSport.mk”. Megjithatë futbollistët e kësaj skuadre në asnjë rast nuk arritën të shënojnë, edhe përkundër fakti se trajneri Ardian Nuhiu në të trija rastet ka provuar me futbollistë të ndryshëm.

BAZHE HUMB PENALTI

BAZHE ILIJOSKI HUMB PENALTI NDAJ A. PANDEV

Публикувахте от infosport.mk в 14 февруари 2018 г.

I pari që nuk kishte shënuar ishte Bazhe Ilijoski në përballjen ndaj Akademia Pandev. Sulmuesi “bardhekaltër” në atë ndeshje kishte shënuar 3 gola, mirëpo jo edhe nga pika e bardhë. Huçja e tij në fund nuk dëmtoi skuadrën e FC Shkupit, pasi fitorja u takoi atyre me rezultatin 5:2, megjithatë një gjë e tillë nuk mund të thuhet për dy penaltitë e rradhës të humbura nga Ermedin Adem dhe Muharem Bajrami.

Ky i fundit humbi penaltinë në ndeshjen e fundit ndaj Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër Shkupi barazoi 1:1, teksa Ermedin Adem nuk arriti që të shënojë ndaj Pobedës në Manastir, ndeshje kjo që ishte mbyllur me barazimin 3:3.

Ermedin Adem humb penalti ndaj Pobedes

SHKUPI HUMB PENALTI, TOFILOSKI NDAL GODITJEN E ERMEDIN ADEM E gjithe kjo ndodhi ne minuten e 12-te, kur portieri Tofiloski ndali ne menyre te palejuar sulmuesin, Bazhe Ilijoski

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Në rast se Adem dhe Bajrami do të ishin të saktë, FC Shkupi mund të kishte në konton e saj edhe 4 pikë plus, që do ngjisnin këtë skuadër në pozitën e 4-të, me 4 pikë më shumë se Rabotniçki, me të ciln skuadër për momentin ndajnë këtë pozitë me nga 28 pikë, transmeton “infOSport.mk”.

Kur jemi tek penaltitë, gjithashtu duhet theksuar se edhe ndaj FC Shkupit janë akorduar penalti, edhe atë në favor të Shkëndijës, kur Ferhan Hasani në ndeshjen e javës së 20-të arriti që të mposht portierin Suat Zendeli në stadiumin e Maxharit, si dhe në favor të Pobedës, kur Filip Najdovski riktheu në lojë skuadrën e tij, e cila edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave, në fund morri një barazim ndaj FC Shkupit.

Leave a Reply