Sulmuesi nigerian i vetëofrohet Shqipërisë!

Sulmuesi i Kukësit, Patrick Friday Eze, është duke kaluar momente shumë të mira të skuadra nga Verilindja e Shqipërisë, teksa këtë fundjavë, realizoi dopietë në sfidën ndaj Kastriotit, në të cilën skuadra e tij në fund shënoi fitore 3:0.

28-vjeçari nga Lagosi, ëndërron që një ditë, të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare.

Kjo gjë është zbuluar nga vetë klubi verilindor nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku janë publikuar edhe fjalët e Eze, në lidhje me ekipin Kombëtar.

Nigeriani nuk ka luajtur asnjë ndeshje as me moshat e shtetit të tij, teksa është gati që nëse Shqipëria e thërret të veshë fanellën kuqezi.

DEKLARATA E EZE:

“Nuk kam luajtur me Nigerinë asnjë ndeshje dhe as me moshat pasi nuk më kanë grumbulluar. Nëse Shqipëria më thërret unë jam gati të luaj për Shqipërinë”.

Leave a Reply