Junajtedi me një përmbysje spektakolare mundi K. Pallasin (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka bërë një përmbysje spektakolare nga 0:2 në 3:2 në transfertën ndaj Kristal Pallasit në kuadër të javës së 29-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Mysafirët nga “Selharst Park” treguan dëshirë të madhe dhe deri në minutën e fundit nuk u dorëzuan në kërkimin e tre pikëve, që i siguruan vetëm në minutat shtesë me një super gol të shënuar nga Nemanja Matiç.

Vendasit dominuan gjatë pjesës së parë, kur edhe kaluan në epërsi me golin e shënuar nga ana e Taunzend në minutën e 11-të. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë me anë të Anholt, Kristal Pallasi dyfishoi rezultatin në 2:0.

Pas këtij goli “Djajtë e Kuq” u zgjuan nga gjumi dhe treguan klasin e tyre të vërtetë. Kris Smolling ngushtoi epërsinë e vendasve në minutën e 55-të, ndërsa Romelo Lukaku në të 76-tën arriti që të barazojë shifrat në 2:2.

Hero i Junajtedit në këtë ndeshje rezultoi të jetë serbi Nemanja Matiç, i cili në minutën e 92-të shënoi një super gol me një goditje nga distanca, duke i siguruar në këtë mënyrë tre pikë të reja skuadrës nga “Olld Traford”, që vazhdon të mbajë pozitën e dytë në renditje me 62 pikë, teksa Kristal Pallas vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë me 27 pikë.

Leave a Reply