Historia e Igli Tares dhe të ndjerit Davide Astori

Gjatë ditë së djeshme bota e futbollit u trondit nga vdekja e futbollistit dhe kapitenit të Fiorentians, Davide Astori. Një histori tejet interesante me Astorin ka përjetuar edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në verën e vitit 2014-të.

Lazio ishte shumë pranë blerjes së Astorit nga Cagliari, por në moment të fundit ndërhyn Roma e cila ofron më tepër para dhe kështu, dështon marrëveshja që kishte me Lazion dhe Astori transferohet tek rivalët e përbetuar të lazialëve.

Tifozët e Lazios të revoltuar nga kjo ngjarje fajtorin për dështimin e marrëveshjes e gjetën tek Igli Tare. Në qendrën stërvitore në Auronzo De Cadore, atje ku Lazio bo bënte përgatitjet për sezonin e ri, ishin diku 50 tifozë që shkuan për tu ballafaquar me Taren dhe për t’i kërkuar llogari për dështimin e blerjes së Astorit.

Leave a Reply