Fiorentina dhe Kaljari nderojnë Astorin, fanellën me nr.13 nuk do e veshë askush

Dy skuadrat italiane të Fiorentinës dhe Kaljarit, ku Davide Astori kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si profesionist, kanë vendosur që të respektojnë në mënyrë të veçantë lojtarin i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit në të dyja skuadrat.

Në mënyrë të përbashkët, të dy klubet kanë vendosur që në ndeshjet e radhës që luajnë para publikut të tyre, të organizojnë ceremoninë në të cilën do të tërheqin përfundimisht fanellën me numrin 13-të, të cilën Astori e ka mbajtur veshur gjatë të gjithë karrierës së tij në klub.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale klubi i Fiorentinës, ku Astori luante që nga viti 2015, i transferuar te kjo skuadër nga radhët e Kaljarit. Pikërisht me këta të fundit ai kishte zhvilluar më së shumti ndeshje gjatë karrierës së tij, plotë 179 ndeshje, teksa me Fiorentinën kishte regjistruar 109 ndeshje.

Leave a Reply