Tare po përgatitë një super blerje për tifozët “lacial”

Stefan De Vrij shihet gjithnjë e më shumë larg Lacios, ndërsa Igli Tare nuk dëshiron ti lë asgjë rastit, duke kërkuar një zëvendësim të denjtë për repartin e mbrojtjes. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Tare i ka vënë syrin mbrojtësit italian të Milanit, Alesio Romanjoli, i cili njihet si një tifoz i madh i Lacios.

Kontaktet mes klubeve janë të shpeshta dhe në rast se Milani nuk shkon në Ligën e Kampionëve, të paktën një lojtar me peshë do të shitet.

Dhe Lacio është gati të futet në “valle” për mbrojtësin e qendrës me një shifër të lartë milionash, të cilat drejtuesit “lacial” shpresojnë ti fitojnë edhe nga shitja e sulmuesit, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Leave a Reply