Angellovski: Nuk kemi nevojë për eksperimente, në shtator na pret Liga e Kombeve

Seleksionuesi i Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit. Emërorja e publikuar nuk ka pësuar thuajse fare ndryshime nga emrat e atyre futbollistëve, me të cilët kishte luajtur edhe ndeshjet e fundit të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”. Ai në konferencën për shtyp tha se më nuk do të bëjë eksperimente, pasi këto ndeshje njëherit do i shërbejnë edhe si parapërgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve që startojnë në muajin shtator.

“Para nesh është një vit shumë i rëndësishëm dhe plasmani në Ligën e Kombeve. Nuk planifikojë ndryshime drastike. E para është që nuk ka vend për eksperimente, ndërsa e dyta është se viti 2017-të ishte shumë i mirë dhe jam i kënaqur nga të gjithë reprezentuesit. Ajo që është e mirë nuk duhet të ndryshohet. Kemi rast të mirë në Ligën e Kombëve dhe dua që të fitojmë vendin e parë”, – tha Angellovski.

Ndeshjen e parë kundër Finlandës Maqedonia do ta zhvillojë me datë 23 mars, ndërsa atë kundër Azerbajxhanit vetëm 4 ditë më pas. Që të dyja ndeshjet përfaqësuesja e Maqedonisë do ti zhvillojë në Antalia të Turqisë.

Leave a Reply