Shkëndija-Vardari, njihu me formacionet zyrtare

Me fillim në ora 14:00 sot starton ndeshja e kthimit të ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë midis Shkëndijës dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse fillimisht skuadra shkupjane kishte paralajmëruar se në këtë ndeshje do të luaj me formacionin e të rinjëve, nga ajo që shohim në formacionin e publikuar nga ana e trajnerit Çedomir Janevski, shihet se pjesë e saj janë edhe tre futbollistët e huaj, Evgenij Novak, Klarens Bitang dhe Tigran Barsegian.

Sa i përket formacionit të Shkëndijës, trajneri Qatip Osmani ka vendosur të zbres me formacionin më të mirë, ku sulmi do të udhëhiqet nga treshja, Hasani-Radeski dhe Ibraimi.

Rikujtojmë ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup mes dy rivalëve të mëdhenj në futbollin vendor ishte mbyllur me barazimin, 1:1.

Formacionet:
SHKËNDIJA: Kostadin Zahov, Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Mevlan Adili, Armend Alimi, Enur Totre, Stenio Zhunior, Marjan Radeski, Ferhan Hasani, Besart Ibraimi
VARDARI: Igor Aleksovski, Kristijan Toshevski, Evgenij Novak, Nikolla Serafimov, Filip Antovski, Mario Mladenovski, Klarens Bitang, Besir Iseni, Jovan Popzlatanov, Tigran Barsegian, Jakup Berisha

Leave a Reply