Balotelli kritikon deklaratën e Alvesit për të ndjerin Astori

Sulmuesi i Nice Mario Balotelli ka kritikuar Dani Alves për komentet e bëra për Astori-n. Kapiteni i Fiorentina-s vdiq në gjumë në moshën 31-vjeçare ditën e diel. Dani Alves shkaktoi polemika kur foli për vdekjen e mbrojtësit duke thënë se “mijëra fëmijë vdesin përditë dhe nuk i kushton njeri aq shumë vëmendje. Edhe vdekjet e tyre janë të rëndësishme.”

Kjo nuk i pëlqeu Balotelli-t, i cili tregoi mërzinë e tij në Instagram. “Ajo që tha ai ishte e gabuar, ishin komente që mund t’i kishte mbajtur për vete,” shprehet Balo. “Ai duhet të kishte shprehur ngushëllimet e tij dhe kaq. Astori ishte një djalë i mirë, i sjellshëm, dhe unë e di këtë pasi kemi luajtur në kombëtare”, ka thënë Baloteli.

Leave a Reply