Pedro pezullohet, rezulton pozitiv në doping

Pas testeve të kryera nga Nado Italia në përfundim të takimit me Sasuolon me 11 shkurt, futbollisti brazilian i Kaljarit, Jao Pedro ka rezultuar pozitiv në doping, me çka edhe është pezulluar nga gjykata Kombëtare e Antidopingut. Me Pedron shkon në dy numri i futbollistëve të ligës më të fortë të futbollit në Itali që kanë rezultuar pozitivë.

Shtatorin e kaluar rezultoi se ka përdorur substanca të ndaluara kapiteni i Beneventos, Fabio Lucioni. Në rastin e tij, bëhej fjalë për klostebol, ndërsa u pezullua një vit nga të gjitha aktivitetet.

Sa i përket Pedros, ai e nisi mirë këtë sezon në Seria A, duke shënuar 5 gola për Kaljarin.

Leave a Reply