Struga Trim Lum mund Makedonija Gj.P

Struga Trim Lum ka shkëlqyer në takimin derbi të javës së 16-të në Ligën e Dytë – Perëndim ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, duke mundur këta të fundit me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane ishte dukshëm më e mirë në këtë ndeshje, ndërsa fitoren e tyre e paralajmëroi përforcimi i merkatos së dimrit, Antonio Kalanoski me golin e realizuar në minutën e 17-të. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa golin e dytë për Struga Trim Lum e realizoi Samet Sheji në minutën e 65-të.

Me këtë fitore Struga Trim Lum tashmë numëron 27 pikë, një më shumë se Makedonija Gjorçe Petrovi, që tashmë nga pozita e dytë zbret në pozitën e katërt.

Leave a Reply