Përleshje mes tifozëve të Lionit dhe CSKA Moskës (VIDEO)

Ndeshjet e Liga Europa të zhvilluara sonte nuk kanë mundur të kalojnë pa probleme mes tifozërive të skuadrave. Pas një problemi që tifozët e Olimpikut të Marsejës kishin me policët spanjoll në ndeshjen e zhvilluar në Bilbao, në Lion ndodhi një përleshje mes tifozëve të skuadrës vendase të Lion dhe CSKA Moskës.

Ultrasit e të dyja skuadrave janë përleshur njëri me tjetrin para fillimit të ndeshjes, duke krijuar panik te të pranishmit që po i drejtoheshin impiantit për të ndjekur ndeshjen. Policia ka ndërhyrë për të ndarë tifozët, por ajo është kthyer në objektivin e sulmeve të tyre, duke bërë që të mbeten të plagosur 5 pjesëtarë të forcave të rendit.

Për të qetësuar situatën u desh edhe vënia në punë e një helikopteri, për të ndjekur dhe identifikuar tifozët të cilët mundoheshin t’u largoheshin forcave të shumta policore që rrethuan më pas impiantin “Park Olimpik Lion”, aty ku sonte në kushte shtetrrethimi u zhvillua ndeshja e kthimit e 1/8 së finales midis Lionit dhe CSKA Moskës. Ishin mysafirët ata të cilët në fund shënuan fitore me rezultatin 2:3, duke iu gëzuar në këtë mënyrë kualifikimit për në çerekfinale.

Leave a Reply