Një reprezentues shqiptarë zëvendëson të ndjerin Astori te Fiorentina!?

Pas vdekjes së papritur të kapitenit të tyre, Davide Astori, drejtuesit e Fiorentinës janë duke menduar futbollistin e ri, i cili do të zëvendësonte italianin në mbrojtjen e skuadrës nga Firenca.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në mesin e alternativave që po shqyrtohen nga krerët e skuadrës “vjollcë” është edhe një reprezentues shqiptarë. Bëhet fjalë Frederik Veselin, i cili aktualisht luan në “Serie B” me fanellën e skuadrës së Empolit. Futbollisti shqiptarë është shndërruar në një titullarë të padiskutueshëm te skuadra kryesuese e Ligës së Dytë italiane, e cila ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm sërish të kthehet në mesin e më të mirëve.

Veseli po shkëlqen si qendërmbrojtës, edhe pse ka filluar karrierën duke luajtur në krahët e prapavijës. Në një rol të tillë ai aktivizohet edhe me përfaqësuesen shqiptare, duke bindur Panuçin t’i besojë një fanellë titullari, ndërsa i njëjti pritet të jetë pjesë e “kuqezinjëve” edhe në ndeshjen miqësore të 26 marsit kundër Norvegjisë.

Veseli te Empoli gjatë këtij sezoni ka qenë njëri ndër futbollistët më standard, ku nga 29 ndeshjet e zhvilluara të skuadrës së tij, ai ka qenë titullarë i padiksutueshëm në 25 prej tyre.

Leave a Reply