Shkëndija barazon, Vardari fiton, titulli kampion vendoset në xhiron e fundit në Shkup! (VIDEO)

Sot në program ishin dy ndeshjet e rradhës në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në Tetovë, Shkëndija barazoi 1:1 me AP Brera, skuadër kjo që barazoi shifrat vetëm në minutat shtesë të takimit, derisa Vardari shënoi fitore minimale 1:0 në Kratovë, duke konfirmuar pozitën e parë në sezonin e rregullt dhe duke u futur me epërsi në raundin e tretë ndaj skuadrave direkte për titull.

Kësisoj në ndeshjen e fundit të sezonit, që mund të vendos për titullin e kampionit, Vardari në Shkup do të mirëpret Shkëndijën e Tetovës.

Këta të fundit, në takimin e sotëm të zhvilluar në Tetovë, mes shumë polemikash barazuan 1:1 kundër AP Brera. Të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri që në fillim morrën kontrollin e lojës, mirëpo një rast diskutabil në minutën e 15-të, kur vendosi në mjaft vështirësi edhe dhomën “VAR”, që iu deshën disa minuta për të vendosur rreth një pozicioni jashtë loje, apo ndërhyrje të palejuar, bëri që Imran Fetai të ndëshkohet me të kuq, kjo pasi sipas zyrtarëve të këtij takimi kishte ndërhyrë si lojtar i fundit ndaj sulmuesit të mysafirëve, Petroviq.

Kjo ndikoi edhe në rrjedhën e lojës, pavarësisht se Shkëndija reagoi pozitivisht që në pjesën e parë, kur në minutën e 33-të me anë të Endrit Krasniqit shënoi golin e epërsisë.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 5-të shtesë të takimit, kur Viktor Velkovski nga afërsia shënoi në rrjetën e Gaje. Pas këtij goli nuk kishte edhe shumë hapësira për vendasit, që nuk mund të reagonin dhe në fund nga një fitore e sigurtë, nxorrën vetëm një pikë, që mund të ju kushtojë shumë në garën për titull kundrejt Vardarit.

Skuadra shkupjane në Kratovë kundër Sileksit regjistroi fitore minimale 1:0, kjo falë golit të shënuar nga Stefan Cvetkoviq në minutën e 43-të.

Vlen të theksohet se Sileksi në këtë ndeshje nga minuta e 26-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Darko Dodev.

Në këtë takim pak para fundit të takimit Adi Aliç pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, ashtu që duheshe të reagojnë edhe ambulanca, për të dërguar të njëjtin në spital. Dëmtimi i futbollistit boshnjak bëri që ndeshja të ndërpritet për më shumë se 7 minuta, mirëpo për habi në fund arbitri Stojçevski tregoi lojës shtesë vetëm 3 minuta.

Në anën tjetër në Tetovë, plotë 5 minuta kohë shtesë, që në fund dolën të jenë vendimtare edhe në rezultatin final të takimit, kjo pasi AP Brera barazoi shifrat pikërisht në minutën e 5-të shtesë të takimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply