Prekazi: Kosova ka ngritje, presim lojë të njejtë edhe me Gjermaninë

Përfaqësuesja U21 e Kosovës shënoi fitore të rëndësishme ndaj Azerbejxhanit me rezultat 2:0, ndërsa seleksionuesi Rafet Prekazi është shprehur i kënaqur me triumfin dhe ka thënë se ekipi i tij ka ngritje në lojë.

“Kosova ka ngritje në lojë dhe këta djem e dëshmuan edhe sot se dinë të luajnë futboll. Kemi luajtur ndeshje të mira edhe në të kaluarën por na ka munguar përvoja. E kam thënë edhe më herët se do të marrë futbollistë edhe nga liga vendore dhe jam i bindur se kemi potencial për rezultate edhe më të mira”, deklaroi Prekazi.

Sipas trajnerit mitrovicas, Kosova do të ketë skuadër shumë të mirë brenda një kohe të shkurtër.

“Për mua është kënaqësi që jam trajner i këtyre djemve. Koha po punon për ne dhe jam i bindur se pas disa vjetëve Kosova do të ketë një skuadër të respektuar”, përfundoi Prekazi.

Leave a Reply