Broja i FC Shkupit në dyshim për ndeshjen ndaj Gjermanisë!?

Futbollisti i FC Shkupit, Rron Broja, njëherit pjesë e përfaqësueses shpresa të Kosovës, është vënë në dyshim për ndeshjen e 27 marsit ndaj Gjermanisë, njofton “infOSport.mk”. Broja ishte ndër më të mirët në ndeshjen e 22 marsit ndaj Azerbajxhanit, në të cilën ndeshje Kosova shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Pikërisht në atë ndeshje mesfushori i FC Shkupit, Broja kishte pësuar zgjatje të aduktorit, që ka vënë në pikëpyetje paraqitjen e tij për ndeshjen e së martës ndaj Gjermanisë, edhe pse në bisedën me portalin tonë, Broja u shpreh optimist se deri në zhvillimin e ndeshjes dhe se do të gjejë forcë për të ndihmuar skuadrën edhe për një rezultat tjetër pozitiv.

Për dallim nga Broja, trajneri Rafet Prekazi edhe përfundimisht nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Dakut dhe Kolgecit, madje, ky i fundit tashmë është kthyer në skuadrën e tij pasi pësoi një frakturë ndaj Azerbajxhanit.

Kosova bënë pjesë në grupin e 5-të kualifikues për Europianin e vitit 2019-të që do të mbahet në Itali dhe aktualisht renditet në pozitën e 3-të me 10 pikë, po aq sa ka edhe Irlanda në vendin e dytë, por me dy ndeshje më pak, ndërsa kundërshtari i tyre i rradhës Gjermania renditet në pozitën e parë me 15 pikë, transmeton “infOSport.mk”.

Deri në mbyllje të këtij cikli eliminatorë Kosova do të përballet edhe me Irlandën si vendas dhe Izraelin në transfertë.

Leave a Reply