Tentativa e pasuksesshme e serbëve për të ndërprerë ndeshjen, Kosovë-Madagaskar

Ndeshja miqësore midis Kosovës dhe Madagaskarit e zhvilluar me 23 mars mund të kishte marrë edhe një epilog tjetër, në rast se një grup i caktuar i disa tifozëve serb i’a arrinin qëllimit deri në fund për të ndërpreë ndeshjen në fjalë.

Sipas gazetës “Blic”, disa persona janë afruar pranë rrethimit të stadiumit, duke nxjerrë banderola kundër Kosovës, por janë larguar nga policia e Francës, aty ku edhe u zhvillua ndeshja miëqsore midis Kosovës dhe Madagaskarit.

I njëjti burim konfirmon qëllimin e tifozëve serb, ndërprerjen e takimit, në shenjë “hakmarrjeje”, për dronin e famshëm të 14 tetorit të vitit 2014-të në Beograd, kur në stadiumit e Partizanit u valvit flamuri me hartën e Shqipërisë së madhe dhe dy heronjtë e mëdhenj shqiptarë, Ismail Qemajli dhe Isa Boletini.

Leave a Reply