Për herë të parë FIFA nuk do të marrë arbitra anglez në Botëror!

Nuk do të ketë arbitra anglezë në Kupën e Botës këtë verë për të parën herë që prej 1938. FIFA ka zgjedhur 36 arbitrat për turneun e Rusisë por asnjë nuk do të jetë nga Anglia, Skocia, Uellsi apo Irlanda e Veriut.

Mark Clattenburg ishte i vetmi britanik në listën paraprake të Fifa-s, nga ku do të zgjidheshin emrat përfundimtarë. Por ai është larguar nga Premier League dhe ka dorëzuar vendin. Clattenburg, i cili drejtoi finalen e Euro 2016 kur Portugalia mposhti Francën, u tërhoq nga puna e tij për të shkuar në Arabinë Saudite ku punon si koka e arbitrave.

Federata Angleze i kërkoi Fifa-s ta zëvendësonte me një nga arbitrat e tjerë por Fifa e refuzoi kërkesën. As ndër 63 asistentët nuk do të ketë asnjë arbitër britanik. Ndërkohë në Kupën e Botës për të parën herë do të përdoret VAR.

Leave a Reply