“Majemi Open”, Isner në finale, eliminon Del Potron

Tenisti amerikan Xhon Isner është finalisti i parë i turneut masters “Majemi Open”, pasi në gjysmëfinale eliminoi Huan Martin Del Potron me rezultat 2:0. Amerikani setin e parë e fitoi me shifra 6:1, ndërsa të dytin e mbylli me “taj brejk” 7:6.

Isner në finale do të pret fituesin e duelit ndërmjet Pablo Kareno Busta dhe Aleksandar Zverevit që nga ora 1 në mesnatë do të përballen në gjysmëfinale të këtij turneu. Ndërkohë sa i përket kategorisë së femrave, në finale Stefens do të takohet me Ostapenkon, pasi mposhtën në gjyësmëfinale amerikanen Azarenka respektivisht letonezen Kollins.

Leave a Reply