Ibrahimoviç e nis aventurën amerikane me dy gola dhe fitore (VIDEO)

Zllatan Ibrahimoviç e ka nisur me fitore dhe dy gola aventurën e tij të re kampionatin e futbollit amerikan te skuadra e La Galaksi. Ibra e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Los Anxhellosit, ndërsa u aktivizua në minutën 71, kur rezultati ishte 1:3 në favor të mysafirëve.

Me aktivizimin e Ibres, Pontis shënoi për 2:3, ndërsa ishte pikërisht reprezentuesi suedez që bëri përmbysjen në rezultat me një supergol në të 77-tën dhe një realizim tjetër në të 90-tën, duke çuar kështu shifrat në 4:3 dhe fitore të La Galaksi./InfOSport.mk

Leave a Reply