Graniti e komenton golin e vëllait: Duhet të besosh se je më i miri (VIDEO)

Taulant Xhaka ka arritur të realizojë një supergol nga distanca në takimin derbi të javës së 27-të që skuadra e tij, Bazeli e zhvilloi ndaj liderëve aktual të Jang Bojsit.

Taulant Xhaka shënoi golin e parë për ekipin e tij në minutën e 39-të, kur barazoi shifrat në 1:1. Mesfushori i kombëtares shqiptare surprizoi portierin kundërshtar me një gjuajte të mrekullueshme nga distanca.

Menjëherë pas këtij goli të realizuar, vëllai i Taulantit, Granit Xhaka ka publikuar një video të veçantë në “Instagram”.

Në videon e publikuar Graniti ka postuar golin e Taulantit të shënuar gjatë ditës së sotme, si dhe super golin e tij të shënuar ndaj Hull Sitit më 17 shtator të vitit 2016-të. Në përshkrimin e tij, Graniti shprehet: “Suksesi në futboll varet nga ajo se çfarë ti mendon. Ti duhet të besosh se je më i miri dhe duhet të sigurosh që është kështu”, – fjalë këto dedikuar vëllait të tij më të madh, Taulantit.

Leave a Reply