Shqipëria miqësore me Kosovën

Shqipëria duket drejt përpjekjeve të fundit për të zyrtarizuar edhe kundërshtarin e dytë, me të cilët do të përballët në miqësoret e muajit maj, e me të gjitha gjasat përballë do të jetë Kosova.

Pas ndeshjes miqësore të humbur ndaj Norvegjisë, në “Elbasan Arena”, trajneri italian Kristian Panuçi kishte njoftuar se kuqezinjtë do të zhvillonin një tjetër minifazë përgatitore në Zvicër, e përveç kësaj bëri të ditur se kishin gjetur një kundërshtar, që më pas u mësua të ishte Ukraina e Andrij Shevçenkos, ndërsa po punohej për rivalin tjetër..

Tashmë mësohet se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka ngarkuar njerëzit përgjegjës në Federatë me mbylljen e përgatitjeve, në mënyrë që në Zvicër, më 29 maj, Shqipëria të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj pjesës tjetër të kombit shqiptar, Kosovës.

Një takim mes Shqipërisë dhe Kosovës është zhvilluar edhe në vitin 2015-të në Prishtinë, ndeshje ajo që ishte mbyllur me barazimin vëllazëror 2:2. Megjithatë tashmë gjërat qëndrojnë më ndryshe kjo pasi këtë herë, përfaqësuesja e Kosovës vjen me një stad të ri, teksa konkurron edhe në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply