Ibra para se ti bashkohej LA Galaksit, kishte refuzuar 100 milionë dollarë nga Kina

Sulmuesi suedez javë më parë u transferua në SHBA te skuadra e Los Anxheles Galaksi, duke i thënë në këtë mënyrë “JO” një oferte të majme nga Kina që sipas “Sports Illustrated” kapte shifrën e 100 milionë dollarëve.

Ibra në SHBA te skuadra e LA Galaksi pritet të përfitojë rreth 3 milionë dollarë në dy vite sa ka kontratë më klubin nga Kalifornia.

Në debutim me LA Galaksi, Ibrahimoviç ka shënuar dy gola duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij me rezultat 4:3 ndaj rivalit të qytetit Los Anxheles FC, ku vlen të përmendet goli i tij i parë që ishte një kryevepër në vete.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply