Buskets morri leje për të luajtur sonte ndaj Romës

Mesfushori i Barcelonës, Serhio Buskets është përfshirë në grupin e futbollistëve që do të luajnë sonte përballë Romës në Ligën e Kampionëve Europian. Mbrëmë mesfushori “katalunas” morri leje nga ana e ekipit mjekësor, pasi u rikuperua nga lëndimi që kishte pësuar në ndeshjen ndaj Çelzit.

Ernesto Valverde publikoi listën me 18 futbollistët e grumbulluar për këtë ndeshje. Në të nuk figuron emri i Filipe Kutinjos, i cili nuk ka të drejtë loje në Ligën e Kampionëve, ndërsa Aleks Vidal dhe Jeri Mina mbetën jashtë grupit, pasi ashtu vlerëson trajneri Valverde.

Para ndeshjes në “Kamp Nou”, Lionel Messi do të marrë një shpërblim për 100 golat e tij në Ligën e Kampionëve Europian.

 

Leave a Reply