Pobeda do të mirëpret Skopjen në Strumicë

Pobeda ndeshjen e javës së 26-të në elitën e futbollit vendor do ta zhvillojë në Strumicë, në stadiumin e qytetit “Mladost”, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo ndeshja e dytë që skuadra nga Prilepi do ta zhvillojë në këtë stadium, pasi ndeshjen e tyre të parë të stinorit pranveror e kishin zhvilluar kundër Rabotniçkit, kur edhe kishin shënuar fitore me rezultatin 2:0.

Rikujtojmë për shkak punimeve në stadiumin e Prilepit “Goce Dellçev”, Pobeda ndeshjet e stinorit vjeshtor i kishte zhvilluar në Mogilla, mirëpo pas një inspektimi të fushës së kësaj të fundit, FFM e suspendoi këtë fushë, duke bërë që Pobeda ndeshjet si vendas ti zhvillojë në teren neutral.

Kësisoj përveç në stadiumin “Mladost” gjatë këtij gjysmësezoni, Pobeda ndeshjet e saj si vendas i zhvillonte edhe në Manastir, Ohër dhe Turnovë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja Pobeda – Skopje në program është të shtunën me fillim në ora 16:00, ndërsa vetëm tre orë më herët tifozët e futbollit në Strumicë do të mund të ndjekin edhe ndeshjen e skuadrës së tyre, Bellasicës që në kuadër të javës së 19-të në Ligën e Dytë Lindje do të mirëpret skuadrën e Plaçkovicës.

Leave a Reply