Milan pasi vazhdoi kontratën me Gatuzon, zbulon edhe tre përforcime të mëdha

Gatuzo edhe zyrtarisht vendosi kontratën e re me Milanin deri në vitin 2021, ndërsa dëshira e tij është që në skuadër të sjellë futbollistë cilësor.

Trajneri i Milanit në konferencën për shtyp pas firmosjes së kontratës së re, kishte thënë se e dëshiron futbollistin e Arsenalit, Xhek Uilsher, emri i të cilit një kohë më të gjatë lidhet me një kalim të mundshëm te Milani, ndërsa me shumë gjasa i njëjti gjatë verës mund të zbarkojë në “San Siro”, duke pasur parasysh se i përfundon kontrata me Arsenalin.

Përveç tij Gatuso tha se e dëshiron edhe Dani Ceballos të Realit të Madridit, ndërsa dëshira e tij e tretë është Andrea Belloti i Torinos.

Me këtë të fundit veçmë janë bërë kontaktet e para, ndërsa edhe vetë futbollisti ka konfirmuar se është i interesuar për një kalim te Milani.

Njëjtë sikurse edhe me Bellotin, drejtuesit e Milanit kanë vënë kontaktet e para edhe me Xhak Uilsher, dhe sigurisht se spekullimet lidhur me këtë dyshe për një kalim të  mundshëm te “kuqezinjtë” nuk janë të kota.

Gjithashtu ndër futbollistët që përmendet si një përforcim i rradhës i Milanit, është edhe Memfis Depaj, ashtu që nuk është për tu habitur nëse edhe ky i fundit i bashkohet skuadrës nga “San Siro”, edhe pse nuk ka informacione nëse me të janë bërë kontaktet e para dhe sa do i kushtonte Milanit.

Depaj këtë sezon po luan në formë shumë të madhe në kampionatin francez me Lionin, ashtu që me siguri edhe çmimi i tij në tregun e futbollit europian pritet të jetë i lartë.

Leave a Reply