Barcelona i vë syrin anglezit të Mançester Junajtedit

Barcelona i ka vënë syrin mbrojtësit të krahut të majtë të Mançester Junajtedit, anglezit Luka Shou.

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja angleze “The Sun”, që e lidh këtë transferim të mundshëm me problemet që po has mbrojtësi nën urdhrat e trajnerit Hoze Murinjo te Mançester Junajtedi.

Futbollisti i përfaqësueses angleze i cili këtë edicion në Premierligë  është aktivizuar në vetëm 7-të ndeshje, po mendon largimin, pasi e ka të qartë se me portugezin në stol hapësirat për të do të jenë të kufizuara.

Nga e gjithë kjo situatë kërkojnë të përfitojnë “katalunasit”, të cilët megjithatë e dëshirojnë Luka Sshoun në formë huazimi për një vit.

Në fakt, drejtuesit e Barcelonës janë të kushtëzuar për të kërkuar këtë formulë, sepse nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha, pasi vetëm për Kutinjon gjatë merkatos së dimrit harxhuan plotë 105 milion sterlina.

Leave a Reply