Fitore historike me përmbysje e Tunizisë ndaj Panamasë (VIDEO)

Kombëtarja e Tunizisë ka arritur fitoren e parë në një Botëror në 40 vitet e fundit, pasi me përmbysje arriti që të mund Panamanë. Në një ndeshje pa shumë histori, Tunizia shënoi fitore me rezultatin 2:1.

Në ndeshjen e zhvilluar “Mordovia Arena” në Saransk autogoli i Jasin Meria i dha avantazhin Panamasë, teksa Tunizia falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga Fahredin Ben Jusef (51’) dhe Uabi Hazri (66’), në fund shënoi fitoren e shumëpritur.

Kësisoj Tunizia përfundoi në pozitën e tretë me 3 pikë të tubuara, teksa Panamaja mbeti në pozitën e fundit me 0 pikë. Belgjika që mundi Anglinë 1:0 falë golit të futbollistit shqiptarë, Adnan  Januzaj, mbylli grupin “G” në pozitën e parë me 9 pikë, duke u kualifikuar me meritë për në fazën e dytë, aty ku do të luaj edhe Anglia, që u ndal në pozitën e dytë me 6 pikë.

Leave a Reply