FC Shkupi depoziton listën e lojtarëve në UEFA, mungojnë 3 emra nga transferimet e reja

FC Shkupi të martën e 5 korrikut me fillilm në ora 20:45 do të luaj sfidën e parë ndaj Lincoln RED IMPS FC. Sfida që do të zhvillohet në Shkup vlen për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, aty ku skuadra nga Çairi rikthehet pas plotë 2 viteve, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e vendit kanë depozituar në UEFA edhe listën e futbollistëve që do jenë gati për këtë turne. Nga porta në sulm, janë plotë 26 emra që do luftojnë për objektivin, ndërsa bie në sy mungesa e 3 emrave të rinj nga gjithsej 11, të transferuar gjatë kësaj merkatoje.

Fjala është për mbrojtësin Mario Riçkov dhe dy mesfushorët, Bllagoja Spirkoski dhe Fikret Livoreka.

Edhe pse të njëjtit u prezantuan nga drejtuesit e skuadrës shkupjane, ata nuk janë përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e parë europiane.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit midis Lincoln RED IMPS FC dhe FC Shkupit luhet me 12 korrik në “Victoria Stadium” me fillim në ora 18:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply