Tirana publikon listën e lojtarëve për në LK, 5 prej tyre nga Maqedonia

Tirana të mërkurën (06 korrik) si mysafir do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Dudelanzh, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Klubi kampion i Shqipërisë, ka dërguar listën e lojtarëve të grumbulluar tek UEFA.

“Bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare kanë bërë gati 22 emra, përfshirë këtu edhe 5 futbollistët nga Maqedonia, Taulant Seferi, Enur Totre, Filip Najdovski, Kristijan Toshevski dhe Besir Iseni.

Që të gjithë këto bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, do të bëjnë çmos për të kaluar raundin e parë dhe për tu kualifikuar më tej, aty ku do përballeshin me fituesin e takimit, Pjunik – Kluzh.

Kujtojmë pjesë e Pjunik para disa ditëve u bë edhe ish futbollisti i FC Shkupit, Marjan Radeski. (infOSport.mk)

Leave a Reply