Faqja e njohur e rrjeteve sociale: Nëna e Ibrahimoviçit kroate, me origjinë shqiptare

Përfaqësuesja e Kosovës në këto momente në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Suedisë së Zlatan Ibrahimoviç po zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Qatar 2022’.

Faqja “Oh My Goal” i ka kushtuar një postim suedezit me origjinë boshnjake ku i numëron 99 faktet që duhet ditur për Ibrën, ndërsa e nis me prejardhjen e tij.

 

I lindur në Malmo të Suedisë, me babain musliman nga Bosnja, faqja me 13 milionë ndjekës në rrjetet sociale thotë se nëna e sulmuesit të Kombëtares së Suedisë është katolike kroate, me origjinë shqiptare.

Ardhja e Ibrahimoviçit në Prishtinë ka shkaktuar bujë të madhe në mediet vendore.

Kujtojmë se ndeshja Kosova – Suedia luhet sonta nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply