FC Shkupi transferon një futbollist nga rradhët e Sileksit

FC Shkupi edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë me mbrojtësin e krahut të djathtë të Sileksit, Filip Ristovski. Bëhet fjalë për një futbollistë 24-vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Metalurgun, ndërsa përvojën ndërkombëtare e përfitojë në Bosnjë me ekipin e Borac-it nga Banja LLuka dhe Javor Matis-in në kampionatin e Serbisë.

Vij në klubin e madh me traditë të madhe në Maqedoni. Jam gati për sfidat e reja. Shpresojë se në fund të sezonit, rezultati final do të jemi në kreun e tabelës,’ – u shpreh Ristovski për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.

Ristovski gjithashtu ka qenë edhe pjesë e reprezentacionit U21 të Maqedonisë, ndrësa gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e Sileksit numëroi 13 paraqitje.

Leave a Reply