Shkëndija pas Drilon Islamit, ka prezantuar edhe përforcimin e dytë në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor.
Fjala është për sulmuesin nga Gaboni, Fahd Ndzengue, i cili te te Shkëndija vjen nga rradhët e AP Brera e Strumicës, ndërsa infOSport.mk për transferimin e tij gjithë lexuesit e saj i kishte informuar që me datë 12 dhjetor.
25 vjeçari sot kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, ndërsa më pas i njëjti në praninë e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi firmosi kontratë për dy vite e gjysmë me kuqezinjtë nga Tetova.
Fahd Ndzengue në gjysmësezonin vjeshtor me AP Breran shënoi 8 gola dhe 2 asiste në 16-të ndeshje në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, derisa në sezonin paraprak kishte efekt prej 6 golave në 14-të ndeshje.
Ndzengue numëron 3 paraqitje me kombëtaren e Gabonit, ndërsa vjen në Shkëndijë si një armë shtesë për pjesën ofenzive të skuadrës, që në pranverë do të luaj në tre fronte, kampionat, kupë dhe Ligën e Konferencës. (infOSport.mk)
