Struga Trim Lum prezanton talentin e përfaqësues shpresa të Maqedonisë, Adrian Zendelovski

Struga Trim Lum përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me 20- vjeçarin Adrian Zendelovski, një futbollistë ky me origjinë nga Maqedonia, por që ka lindur dhe është ndërtuar si futbollistë në Suedi.

I njëjti luan si mesfushor defanziv, ndërsa hapat e parë i ka bërë te ekipi i njohur suedez, Malmö FF.

Vitin 2014 si profesionist i ishte bashkuar skuadrës së Skövde AIK, për të luajtur më pas në formë huazimi edhe me skuadrën e BK Olympic, që njëherit ishte edhe skuadra e tij e fundit që kishte luajtur, para se të pranoj që për herë të parë në karrierën e tij të luaj me një skuadër nga Maqedonia e Veriut, vendit të të parëve të tij.

Zendelovski aktualisht është pjesë e ekipit U21 të Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar 13 ndeshje zyrtare, ndërsa gjithashtu parapraksiht kishte kaluar të gjitha grupmoshat e ekipit përfaqësues të vendit tonë, madje duke kontribuar edhe me gola.

Me Zendelovskin Struga Trim Lum ka firmosur kontratë për 3.5 vite, ndërsa i njëjti u prezantua nga Drejtorit Sportiv, Besart Isaku.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, prezent ishte edhe menaxheri i Zendelovskit, shkupjani Meriton Berisha. (infOSport.mk)

Leave a Reply