Arbi Vosha edhe zyrtarisht një futbollist i ri i FC Shkupit

Arbi Vosha edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i FC Shkupit. I njëjti skuadrës nga Çairi iu bashkua nga rradhët e Makedonija GJ.P, aty ku kishte kaluar të gjitha grupmoshat, për të debutuar me ekipin e parë që në moshën 18- vjeçare.

Ai me skuadrën nga Gjorçe Petrovi arriti që të fitojë dy herë edhe trofeun e Kupës së Maqedonisë, ndërsa shpejtësia që posedon, por edhe aftësitë fizike dhe dribluese, do të jenë një sihariq për skuadrën e FC Shkupit në sezonin e ri, sidomos në ndeshjet europiane.

Vosha me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë tre vjeçare, ndërsa ëshët emri i parë që i bashkohet kësaj skuadre, që gjatë ditës së djeshme njoftoi për plotë 8 largime.

Vosha me siguri se nuk do të jetë emri i vetëm, pasi ditëve në vijim, drejtuesit e FC Shkupit kanë paralajmëruar edhe emra të tjerë, që do të plotësonin boshllëkun, e mbi të gjitha do të rrisnin konkurrencën dhe kualitetin në skuadër. (infOSport.mk)

Leave a Reply